Nuk është ende momenti për të ngritur alarme, por te Janik Sineri kujdesi nuk është kurrë i tepërt. Për më tepër, pas problemeve që pati në Paris, të cilat i prishën ëndrrën për të kompletuar “Career Grand Slam”, Janik ka ndryshuar rutinën e përgatitjes. Ai ka përqendruar seancat stërvitore në orët më të nxehta të ditës, për të përshtatur trupin me temperaturat e larta. Mundësia e dytë – Të shtyhet udhëtimi me disa ditë, për të vazhduar terapitë në Europë dhe për të mbërritur në SHBA pak para fi llimit të turneut, pa hequr dorë nga pjesëmarrja. Mundësia e tretë – Të tërhiqet për arsye sigurie nga Sinsinati, për të trajtuar plotësisht gjurin dhe për t’u rikthyer direkt në US Open, që nis më 30 gusht.