Ajo ngre edhe një pyetje tjetër: ishte ky një veprim spontan i Kadrijajt apo një aksion i menduar paraprakisht? Dikush duhej t'i siguronte, t'i sillte në ndërtesë dhe t'i kishte me vete para se të fillonte incidenti. Time Kadrijaj nuk është një deputete e shkëputur nga struktura politike e AAK-së. Në sfond është edhe konflikti i gjatë politik mes Haradinajt dhe Kurtit. Por pyetja mbetet plotësisht e hapur:Kush i solli vezët në Kuvend, kur u mor vendimi për t'i përdorur dhe a ishte udhëheqja e AAK-së në dijeni?