Te Bayerni shumë shpejt do të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës së Harry Kane. Kjo është ajo që theksohet në disa media gjermane në lidhje me këtë çështje me sulmuesin anglez që ka me kampionët e Bundesligës një kontratë që skadon në qershor të 2027. Aktualisht kapiteni i Anglisë është me pushime me familjarët e tij në Karaibe pas botërorit dhe do të bashkohet me skuadrën bavareze pas turneut aziatik që po zhvillon Bayerni i Mynihut. Bisedimet do të zhvillohen mes drejtuesve të Bayernit, Max Eberl e Jan-Christian Dreesen dhe babait e vëllait të Kane që janë edhe agjentët e futbollistit. Po kështu nuk mendohet as kthimi te Tottenham pasi prioritet i Harry Kane është të vijojë të fitojë tituj me Bayernin e Mynihut dhe të arrijë sukses me kombëtaren angleze.