Siguria rrugore mbetet në fokus të prioriteteve të Policisë së Shtetit. Gjatë inspektimit, Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, informoi Drejtorin e Përgjithshëm për dinamikën e punës në terren të Policisë Rrugore, duke përdorur për monitorim mjetet inteligjente. Të gjitha këto mjete inteligjente që ne kemi në përdorim do të bëjnë të mundur që të ndëshkohen shkelësit për të gjitha shkeljet që kryejnë në rrugët kryesore dhe interurbane. Nuk është në fokusin tonë që ne vetëm të evidentojmë shkelje, në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale. Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë.”