None
SQ
"Zemër, kjo nuk është presidenciale", Donald Trump tregon kritikën që Melania i jep për atë që ajo s'e pëlqen te ai
['Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Elfije Boletini', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Nol Elshani']
Telegrafi
Donald dhe Melania Trump janë të martuar prej më shumë se dy dekadash, por duket se Zonja e Parë e SHBA-së ende nuk është mësuar me disa nga zakonet e bashkëshortit të saj.Gjatë një fjalimi në Las Vegas këtë javë, presidenti amerikan zbuloi se Melania nuk është aspak e entuziazmuar nga vallëzimi i tij tashmë i famshëm, por as nga mënyra se si ai imiton peshëngritësit gjatë paraqitjeve në skenë. Sipas Trumpit, bashkëshortja e tij mendon se një sjellje e tillë thjesht nuk është “presidenciale”.Trump fillimisht lavdëroi filmin e bashkëshortes së tij, “Melania: Twenty Days to History”, duke e cilësuar atë si “filmin më të mirë të vitit”.Më pas, ai foli për mënyrën se si Melania reagon ndaj paraqitjeve të tij para publikut. Trump tregoi se asaj i pengon veçanërisht momenti kur ai imiton peshëngritëset teksa flet për sportistët transgjinorë.
- YouTube
youtu.be
“Ajo e urren kur imitoj burrat në sportet e grave”, tha Trump para të pranishmëve, përpara se ta përsëriste imitimin në skenë, duke ngritur duart dhe duke bërë mimika.Presidenti amerikan tregoi edhe se si zhvillohet biseda mes tyre kur Melania e kritikon për këto paraqitje.“I thashë: ‘Shiko, ndoshta nuk është presidenciale, por unë i fitova zgjedhjet me një diferencë të madhe, kështu që nuk e di’”, rrëfeu Trump.Por imitimet nuk janë e vetmja gjë që nuk i pëlqen Melanias. Trump pretendoi se bashkëshortja e tij nuk është fanse as e vallëzimit të tij karakteristik, të cilin ai e ka bërë pjesë të shumë tubimeve dhe paraqitjeve publike ndër vite.
@walikwon The #Trump Dance ?? #President #DonaldTrump #Damce #Iran ♬ original sound - Walik1
“Ajo e urren kur vallëzoj”, tha Trump, duke shtuar se vazhdimisht përpiqet t’i shpjegojë se publiku pikërisht këtë dëshiron të shohë.“I thashë: ‘Të gjithë duan që unë të vallëzoj’”, tregoi ai. Sipas Trumpit, Melania iu përgjigj: “I dashur, kjo nuk është presidenciale.”Trump më pas u përpoq ta bindte se njerëzit “vërtet e pëlqejnë” vallëzimin e tij, por Melania nuk u bind. Sipas tij, ajo i tha se njerëzit thjesht po silleshin “me mirësjellje” ndaj tij.Vallëzimi karakteristik i Trumpit u bë pjesë e paraqitjeve të tij gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020 dhe, edhe gjashtë vjet më vonë, ai vazhdon ta performojë para turmave.
Më së shpeshti, Trump e ka shoqëruar këtë vallëzim me këngën “YMCA” të grupit Village People.Përdorimi i këngës dikur shkaktoi edhe përplasje me grupin. Victor Willis, këngëtari i Village People, kishte deklaruar publikisht se nuk e mbështeste Trumpin dhe se nga kampi i tij politik ishte kërkuar që të ndalonte përdorimin e muzikës së grupit në tubimet politike. /Telegrafi/