None
SQ
Vazhdon ngërçi politik, analistët paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme
['Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Për dallim nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike refuzoi t`i shkonte në takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e bërë të qartë, se për shkak të dallimeve të thella programore dhe konceptuale, do të qëndrojë në opozitë.
Përmes një letre zyrtare, PDK-ja bëri të ditur se për shkak të dallimeve të thella programore dhe konceptuale, do të qëndrojë në opozitë.
Duke i parë këto qëndrime të ngurta të partive politike, analistët vlerësojnë se ka mjaft pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për postin e presidentit.
Sipas ekspertëve, pozicionet e prera si të partnerëve potencialë të koalicionit, ashtu edhe të opozitës, po e çojnë vendin drejt një ngërçi të ri e të zgjatur politik.
Prandaj janë këto dinamika shumë më të gjëra që unë besoj që nuk do të mund të tejkalohen aq lehtë ndërmjet këtyre dy subjekteve politike dhe që japin pak shpresë", thotë Afrim Kasolli, njohës i politikës.