None
SQ
Mourinho trondit Real Madridin, vendos rregulla të reja dhe ndalon “zakonet e këqija”
['Edonis Bytyqi', 'Eliza Hajzeri', 'Elfije Boletini', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Lavdim Pireva', 'Nol Elshani', 'Vjola Cuci', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Jose Mourinho ka nisur të vendosë filozofinë e tij te Real Madridi, duke sjellë menjëherë një ndryshim të madh në mënyrën e funksionimit të skuadrës.
Sipas Diario AS, trajneri portugez ka identifikuar disa zakone të këqija brenda grupit të lojtarëve dhe ka vendosur t’i japë fund atyre përmes një regjimi më strikt profesional.
Lojtarët nuk do të kenë më liri të plotë për të zgjedhur ushqimet e tyre, pasi një nutricionist i klubit tashmë do të ketë kontroll mbi menutë dhe do të hartojë një plan ushqimor të personalizuar për secilin lojtar.
Futbollistët e lënduar do të duhet ta kryejnë procesin e rikuperimit në qendrën stërvitore të klubit, nën mbikëqyrjen e stafit të Real Madridit, dhe jo të punojnë jashtë ambientit të ekipit me staf të jashtëm.
Trajneri portugez synon të krijojë një ambient më profesional dhe më konkurrues te Real Madridi, duke besuar se rregullat jashtë fushës janë po aq të rëndësishme sa performanca gjatë ndeshjeve./Telegrafi/