None
SQ
LDK largohet nga Kuvendi, Haziri: Kërkuam që seanca konstituive të mbahet sonte
['Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Kemajl Berisha', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë sonte deri në mesnatë, me synim respektimin e afatit kushtetues.Në një prononcim nga holli i Kuvendit, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së bazohet në respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e standardeve institucionale.“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike”, tha Haziri.
Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”
Ai shtoi se LDK-ja, sipas tij, duhet të vazhdojë të luajë rolin e garantuesit të institucioneve të Republikës.“Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, u shpreh ai.I pyetur nëse deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën e caktuar për të shtunën në orën 11:00, Haziri konfirmoi se grupi parlamentar do të jetë i pranishëm.“Natyrisht që grupi parlamentar i LDK-së takohet paradite, ne ftesën e kemi marrë sot për nesër nga ora 11:00”, tha Haziri. /Telegrafi/