None
SQ
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
['Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Elfije Boletini', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Një person është plagosur sonte si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Banjë të Istogut.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lënduar nga arma e zjarrit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat e nevojshme”, ka thënë Rugova.Sipas tij, personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa gjendja e tij është stabile.“I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, ka deklaruar ai.Rugova ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se Policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.“Ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, ka thënë Rugova.Njësitet përkatëse policore po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit. /Telegrafi/