None
EN
KSHZ-ja miratoi afatet për zgjedhjet për kryetar komune në Bërvenicë
['Elfije Boletini', 'Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë dhe zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet për kryetar komune më 18 tetor, pasi kohët e fundit ndërroi jetë papritur kryetari i komunës, Jovica Ilievski.
Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, në seancë theksoi se Komisioni zyrtarisht ka filluar të gjitha aktivitetet operative për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune.
Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi për datat më të rëndësishme nga Libri i afateve të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune të Bërvenicës.
Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për kryetar komune fillon më 17 gusht dhe zgjat 15 ditë, deri më 31 gusht.