Ai pretendonte se do të sulmonte policinë dhe lojtarët e të dyja skuadrave, duke përmendur edhe Messin si objektiv. Gjatë të njëjtës ndeshje, policia mori edhe një alarm tjetër për pretendimin se në tribunat e stadiumit ishin vendosur mjete shpërthyese. Një situatë e ngjashme ndodhi me kolumbianin Jaminton Campaz pas një penalltie të humbur. Pas këtij incidenti, zona u shndërrua në një prej hapësirave më të sigurta të turneut, me disa rrethe sigurie, barriera betoni, masa kundër dronëve dhe mbrojtje të armatosur. Sipas raportimeve, ky Botëror konsiderohet si një prej edicioneve më të fortifikuara në histori, ku pas spektaklit në fushë fshihej një operacion masiv sigurie për të mbrojtur lojtarët, tifozët dhe zyrtarët./Telegrafi/