Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg”, ka shkruar Kurti. “E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Në këtë kuadër, Kurti ka përsëritur ofertën për rokadë ndërmjet pozitës së kryetarit dhe asaj të nënkryetarit të Kuvendit. “Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. “Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.