None
EN
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet, deklaratat e BDI-së janë me doza humori
['Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Vjola Cuci', 'Besnike Salihu']
Telegrafi
VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për projektet infrastrukturore dhe punimet në Korridorin 8, duke i cilësuar akuzat e opozitës si propagandë dhe pretendime të pabazuara.
Në reagim, VLEN ironizon deklaratat e BDI-së, duke thënë se ato janë të mbushura me “trillime” dhe “një dozë të lartë humori”.
“Opozita po i gërryen keq, andaj nga dëshpërimi kanë filluar të bredhin kantier më kantier, duke numëruar bagerët për të parë se ku po punohet më shumë”, deklaron VLEN.
VLEN u bëri thirrje përfaqësuesve të BDI-së që, në vend të akuzave publike, të paraqesin dokumente që, sipas tyre, mbështesin pretendimet e ngritura.
VLEN thekson se punimet në Korridorin 8 po zhvillohen sipas planit dhe se projekti mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë.