Ndryshe nga kabinat tradicionale të dushit, të cilat kanë bazament të ngritur dhe një hapësirë të mbyllur për larje, dushi italian ka një koncept krejtësisht tjetër. Ai nuk ka prag, nuk ka bazament të ngritur dhe hyrja në të është plotësisht e lirë. Më pak pastrim dhe më pak gëlqerePërveç pamjes, një nga avantazhet më të mëdha të dushit italian është prakticiteti. Mjafton të fshihet rregullisht paneli i xhamit dhe të pastrohet kanali i kullimit që banja të mbetet e pastër dhe funksionale. Hapësira e lirë e bën lëvizjen më të lehtë dhe larjen më të rehatshme e më të sigurt.