Këngëtarja Donna Dafi po përgatitet për publikimin e videoklipit të saj të radhës. Artistja ka ndarë në profilin e saj personal në Instagram pamjet e para nga projekti i ri, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën e publikimit – 21 gusht. “Vajzë, kjo është për ty. Mos harro kurrë: TI JE NJË PERËNDESHË!”, ka shkruar Donna krahas videos, duke paralajmëruar një projekt që përcjell një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë. Në pamjet e para, Donna Dafi shfaqet elegante dhe tejet tërheqëse, në një atmosferë verore pranë detit. Me një paraqitje plot shkëlqim dhe feminilitet, artistja sjell një estetikë sensuale dhe verore, ndërsa sekuencat e para të videoklipit kanë shtuar kureshtjen për atë që ajo po përgatit për publikun. Projekti i ri vjen pas “Trouble”, këngës së publikuar më 19 qershor, me të cilën Donna Dafi mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare. Tashmë mbetet të presim 21 gushtin për të zbuluar surprizën e radhës nga këngëtarja Donna Dafi. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Donna Dafi (@donnadafi)