Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas paraqitjes së tyre të fundit në Paris, ku çifti u pa duke kaluar kohë së bashku në një palestër. Modelja 31-vjeçare u shfaq elegante me një bluzë të bardhë transparente dhe një palë reçipeta të zeza, ndërsa në dorën e saj të majtë u vu re një unazë që nxiti më shumë diskutime. Sipas raportimeve, ajo mund të jetë një unazë luksoze nga marka franceze e bizhuterive Boucheron, shkruan DailyMail. Çifti, i cili u afrua pas takimit në vitin 2023, është bërë gjithnjë e më i pandashëm, duke përfshirë edhe familjet e tyre në këtë marrëdhënie. Pavarësisht vëmendjes së madhe, dyshja kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen larg ekspozimit publik dhe deri tani nuk kanë bërë dalje zyrtare së bashku në tapetin e kuq.