Leni Klum, vajza e supermodeles Heidi Klum, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në kopertinën e revistës “The Daily Front Row”. Modelja 22-vjeçare ka pozuar në një set fotografik të guximshëm, ku shfaq stil elegant dhe provokues, duke rikujtuar ngjashmërinë e madhe me nënën e saj të famshme. Në kopertinë, Leni shfaqet me një fustan portokalli me detaje të veçanta, ndërsa në fotografi të tjera pozon me veshje luksoze, përfshirë një xhaketë me xixa dhe një stil më të hapur, shkruan DailyMail. Ky projekt vjen pas reagimeve të shumta që Leni dhe Heidi Klum morën në vitin 2022 për fushatën e tyre të përbashkët të të brendshmeve për markën italiane Intimissimi. Në intervistën për revistën, Leni ka folur për marrëdhënien me trupin e saj dhe ndikimin e nënës në karrierën e saj.