None
SQ
Dronët detarë ukrainas godasin portin e Jaltës në Krime
['Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Elfije Boletini', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Telegrafi Jobs', 'Deutsche', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Dronë detarë ukrainas kanë sulmuar zonën e portit të qytetit të Jaltës, në Krimenë e pushtuar nga Rusia, sipas raportimeve të mediave dhe burimeve monitoruese.Sulmi është kryer me mjete pa pilot në det, të cilat Ukraina i ka përdorur gjatë luftës për të goditur objektiva ushtarake dhe infrastrukturore ruse në Detin e Zi.Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për dëmet e shkaktuara apo për viktima të mundshme. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë menjëherë detaje për incidentin.
WSJ: Putin mund ta sulmojë NATO-n këtë vjeshtë
Jalta, një destinacion i njohur turistik në bregun jugor të Krimesë, ndodhet në territorin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, por Ukraina dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar e konsiderojnë atë pjesë të territorit ukrainas.Sulmet me dronë detarë janë bërë një nga taktikat kryesore të Ukrainës për të goditur objektiva ruse në Detin e Zi, përfshirë baza detare dhe infrastrukturë logjistike.Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/