None
EN
UEFA njofton dy ndryshime të mëdha për garat evropiane
['Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Agnesa Saraçi', 'Elfije Boletini', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Shkumbin Pireva', 'Nol Elshani']
Telegrafi
UEFA ka konfirmuar dy ndryshime të rëndësishme në rregullore, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të zbatohen që nga sezoni 2026/27 në të gjitha garat evropiane për klube.Ndryshimi i parë ka të bëjë me kartonët e verdhë. Nga tani, një futbollist do të pezullohet automatikisht pas katër kartonëve të verdhë, dhe jo më pas tre, siç ishte rregulli i deritanishëm.Pas pezullimit të parë, ndëshkimet e tjera do të vijnë pas çdo numri çift kartonësh të verdhë, përkatësisht pas kartonit të gjashtë, të tetë e kështu me radhë.Ndryshimi i dytë lidhet me kronometrin në stadium. UEFA ka hequr rregullin që ndalonte orën zyrtare në minutat 45:00 dhe 90:00.Nga sezoni i ri, kronometri do të vazhdojë të ecë edhe gjatë kohës shtesë, duke shfaqur minutat e shtuara në mënyrë të ngjashme me atë që përdoret prej vitesh në futbollin anglez.Këto ndryshime synojnë të modernizojnë rregulloret e garave evropiane dhe të ofrojnë më shumë qartësi si për futbollistët ashtu edhe për tifozët gjatë zhvillimit të ndeshjeve./Telegrafi/