None
EN
Dukagjin Nikollaj u ekstradua nga Spanja në Kosovë, u arrestua atje pasi kërkohej përmes INTERPOL-it
['Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Agnesa Saraçi', 'Elfije Boletini', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, u ekstradua nga Spanja në Kosovë.Në këtë përleshje më 2023 u pat vrarë një person dhe plagosur dhe lënduar disa të tjerë.Nikollaj pas përleshjes ishte arratisur.Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 6 gusht 2026 është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë.“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë.Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, njoftoi Policia e Kosovës.