None
EN
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv - nuk ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve
['Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Telegrafi Real Estate', 'Meka Halal Food', 'Telegrafi Jobs', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Trump dje nënshkroi dy urdhra ekzekutivë, përfshirë një që zgjeron kategoritë e personave joqytetarë, fëmijët e të cilëve nuk do të kenë të drejtë të marrin shtetësi amerikane në bazë të lindjes.
Urdhri i dytë ndalon të ashtuquajturin "turizëm të lindjes", praktikë në të cilën gratë shtatzëna udhëtojnë në SHBA për të lindur, me qëllim që foshnjat e tyre të fitojnë shtetësinë amerikane, shkruan bbc.
Shtetësia sipas lindjes për personat e lindur në territore amerikane, si Porto Riko, është e përcaktuar me ligj federal.
Gjatë prezantimit të urdhrave ekzekutivë në Zyrën Ovale të enjten, lideri amerikan deklaroi se qindra mijëra foshnja kanë lindur në SHBA si rezultat i turizmit të lindjes.
Sipas institutit, të dhënat qeveritare tregojnë se në vitin 2024 janë regjistruar 9600 lindje nga nëna me adresa të huaja.