Victoria Beckham është fotografuar duke shijuar pushimet verore në St. Tropez së bashku me bashkëshortin e saj, David Beckham, në jahtin e tyre luksoz me vlerë rreth 16 milionë paund. Me ta ishin edhe djali i tyre Romeo dhe partnerja e tij, Kim Turnbull. Pushimet vijnë në një kohë kur vazhdojnë spekulimet për raportet e ftohta mes familjes Beckham dhe djalit të madh, Brooklyn Beckham, shkruan DailyMail. Sipas raportimeve, Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, ndodheshin vetëm pak kilometra larg, në Nice, ku po kalonin pushimet me Elton John, por nuk pati asnjë takim mes tyre. Ndërkohë, burime pranë Brooklyn dhe Nicolës pretendojnë se çifti nuk e konsideron më si përvjetor zyrtar dasmën e tyre madhështore të vitit 2022.