None
SQ
Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit
['Agnesa Saraçi', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Telegrafi Jobs', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit.
Janë marrë mostra të ujit që përdoret në procesin e prodhimit.
Pas përfundimit të analizave dhe pranimit të rezultateve zyrtare, institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, të martën paralajmëruar kallëzim penal ndaj kompanisë rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë”.
“Të gjitha marrëveshjet do të rishikohen që shkelje të tilla... Ujin e fermerit për ujitje, që e ka financuar Ministria e Bujqësisë, nuk mund ta marrësh për ujë të pijes e as për prodhim të qumështit.