Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një debat publik, duke thënë se qytetarët duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt diskutimin mes tyre. Ai ka thënë se debati mund të zhvillohet në cilindo televizion dhe me cilindo gazetar të përzgjedhur nga Kurti. “Le ta zgjedhë studion, le ta zgjedhë gazetarin, le ta zgjedhë televizionin, kohën e ditën, çka të dojnë. Publikisht, po, krejt populli me e dëgju se çka po themi”, ka thënë Gjini. E dimë që po ka qejf me i thanë po, e me na thanë ‘jo bre’, por nuk jemi tu e kërku këtë gjë”, ka thënë Gjini./Telegrafi.