Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një treni dhe një automjeti në Fushë Kosovë.Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Nga viti në vit po shtohen aksidentet në linjat hekurudhore, kërkohen masa urgjente për sigurinë në vendkalime “Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti.Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/