None
SQ
Përfunduan mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese për trajtimin e lehonës 19 vjeçare nga Strumica
['Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Vjola Cuci', 'Besnike Salihu']
Telegrafi
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore ku pacientja S.M. është kontrolluar, lindur dhe trajtuar më tej.“Mbikëqyrjet u kryen në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, Spitalin Klinik të Shtipit dhe Klinikën Universitare të Neurologjisë. Inspektorët kryen kontroll në evidencën shëndetësore dhe dokumentacionin mjekësor, si dhe u morën deklarata nga punonjësit shëndetësorë të përfshirë në trajtim.Megjithatë, duke pasur parasysh komplikimet serioze shëndetësore të pacientes, është marrë vendim për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale mbi të gjithë rrjedhën e lindjes dhe trajtimit të mëtejshëm.Komisioni për mbikëqyrje profesionale përbëhet nga mjekë specialistë të neurologjisë, anesteziologjisë, gjinekologjisë, radiologjisë dhe neurokirurgjisë.Me qëllim sigurimin e një vlerësimi të plotë, të pavarur dhe objektiv profesional, ministri i Shëndetësisë ka kërkuar që në komisionin e mbikëqyrjes profesionale të përfshihet edhe një ekspert mjekësor nga një shtet fqinj. Ai do të marrë pjesë në shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit mjekësor të pacientes dhe në përgatitjen e mendimit profesional për procedurat diagnostike dhe terapeutike të ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Pas përfundimit të mbikëqyrjes profesionale, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do ta informojë opinionin për gjetjet dhe konkluzionet.