None
SQ
Konfirmohet nga mediumi më i besueshëm: Vini Jr vazhdon me Real Madridin, do të nënshkruajë për gjashtë vite
['Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Bardh Maxhuni', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Lavdim Pireva', 'Shkumbin Pireva', 'Nol Elshani', 'Besnike Salihu']
Telegrafi
Vinicius Junior ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës dhe klubi spanjoll pritet ta zyrtarizojë marrëveshjen e re deri në fund të kësaj jave.
Klubi i ka ofruar një paketë financiare që pasqyron rëndësinë e Viniciusit në projektin sportiv të "Los Blancos".
Pas negociatave, 26-vjeçari vendosi të vazhdojë karrierën në "Santiago Bernabeu", duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
Arsenali kishte ndjekur nga afër situatën dhe ishte gati të bënte një ofertë ambicioze nëse braziliani nuk do të rinovonte me Real Madridin.
Madje, sipas burimeve, Vinicius kishte qenë i hapur për një transferim në Londër në rast se nuk do të arrihej marrëveshja me klubin madrilen.