None
EN
"Spider-Man: Brand New Day" bëhet filmi më i suksesshëm i vitit 2026 - kalon 1 miliard euro fitime
['Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Elfije Boletini', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Telegrafi Jobs', 'Butrint Avdyli', 'Nol Elshani']
Telegrafi
"Spider-Man: Brand New Day" është bërë filmi me fitimet më të larta në vitin 2026, pasi vetëm pas shtatë ditësh shfaqjeje në kinema ka arritur një fitim total prej rreth 1 miliard eurosh.
Vazhdimi i prodhuar nga Sony dhe Marvel, me aktorët kryesorë Tom Holland dhe Zendaya, ka siguruar deri tani rreth 390 milionë euro në tregun vendas dhe rreth 614 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.
Me këtë rezultat, filmi ka kaluar prodhimin e Disneyt "Toy Story 5", i cili që nga qershori ka grumbulluar rreth 928 milionë euro.
Gjithashtu, filmi ka vendosur rekord edhe për ditën e hënë, duke siguruar rreth 41 milionë euro, duke tejkaluar rekordin e filmit "Black Panther" të vitit 2018, i cili kishte arritur rreth 35 milionë euro.
Për më tepër, "Spider-Man: Brand New Day" ka realizuar premierën më të madhe vendase në historinë e kinemasë, me rreth 313 milionë euro si dhe premierën e dytë më të madhe globale me rreth 811 milionë euro.