None
EN
Mickoski: Nuk po planifikojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike
['Eliza Hajzeri', 'Agnesa Saraçi', 'Elfije Boletini', 'Driton Gajraku', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Amir Jakupi', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Nuk po mendojmë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Po bëjmë një plan për të gjetur një formulë për ta ulur atë ose të paktën për të rritur tarifën e lirë, ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë që planifikojnë të rrisin çmimin e energjisë elektrike, tha sot kryeministri, Hristijan Mickoski.
"Akumulimet tona në këtë moment, në fund të sezonit të ujitjes, janë rreth 70 përqind dhe kemi pothuajse 500 gigavat-orë energji elektrike të akumuluar, mjafton për t'u ndjerë të sigurt, rehat dhe për të mos pasur asnjë sfidë në aspektin e furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe industrinë.
Dhe nuk do të mbajmë konferenca shtypi në panik, nuk do të bëjmë thirrje për kujdes në kursim sepse u kujdesëm shumë kohë më parë që kjo të mos ndodhte.
Jam vërtet i lumtur dhe i kënaqur që e kaluam sezonin e ujitjes siç e kishim planifikuar, megjithatë, në këtë kohë të muajit, më 6 gusht, kemi mbi 70 përqind të rezervuarëve të mbushur dhe hidrocentralet gati për të prodhuar energji elektrike", theksoi Mickoski./Telegrafi/