None
EN
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura - një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient
['Elfije Boletini', 'Agnesa Saraçi', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Vipa Chips', 'Meka Halal Food', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Një argjendari u grabit pasditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.Policia dhe Prokuroria dyshojnë se vlera e argjendarisë së vjedhur kap shifrën e 1.5 milionë lekëve të reja (rreth 15 mijë euro), raportin tch. Burime pranë Komisariatit numër 5 i thanë Top Channel se ka dyshime që njëri nga grabitësit mund të jetë paraqitur më herët si klient për të ezauruar dhe kuptuar se çfarë kishte në argjendarinë e sulmuar ditën e kaluar në Kamëz.Teksa vijojnë hetimet, dyshohet se në grabitje morën pjesë 2 shtetas, që të dy të maskuar. Këtë të dhënë e tregojnë kamerat e sigurisë që janë këqyrur dhe bllokuar, ku duken dy të dyshuarit.Ata kanë qarkulluar në akse periferike të Kamzës dhe kanë shmangur rrugën kryesore, çka krijon bindjen se grabitësit janë njohës të mirë të zonës.