None
EN
KRU “Drini i Bardhë” paralajmëron fermerët: Respektoni orarin e ujitjes
['Kemajl Berisha', 'Edonis Bytyqi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar fermerët se furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore po vazhdon sipas planit dhe orarit të përcaktuar, pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë.Kompania u ka bërë thirrje fermerëve që ujin ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe të respektojnë orarin e ujitjes, në mënyrë që të sigurohet furnizim i barabartë për të gjithë.Po ashtu, KRU “Drini i Bardhë” ka rikujtuar se kyçjet ilegale në rrjetin e ujitjes janë të ndaluara dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit.Nga kompania kanë falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/