None
EN
Jeton Zeneli emërohet drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës
['Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Elfije Boletini', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Jeton Zeneli ka bërë të ditur se është emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeneli njoftoi se emërimin e ka bërë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.“Sot, nga Kryetari Faton Peci jam emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës. Zotohem se do t’iu shërbej gjithë qytetarëve me përkushtim e profesionalizëm”, ka shkruar ai.Zeneli ka shtuar se, së bashku me kryetarin Peci, synon ta kthejë Mitrovicën në model të qeverisjes së mirë dhe transparente.Ndryshe, po të njëjtën ditë ai njoftoi se ka marrë zyrtarisht mandatin e tretë radhazi si asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. /Telegrafi/