Por, a tregon dështimi i radhës për të arritur marrëveshje se negociatat mes dy subjekteve janë futur në një fazë kritike? Lumiri duhet të jetë i interesuar për të biseduar dhe gjetur një lloj konsensusi sa i përket qëllimit, pra krijimit të institucioneve të shtetit. Në fund të fundit të dy këto parti njihen në publik si shumë të ndryshme në programet dhe alternativat e tyre politike. Opinioni publik duhej të dinte se cilat janë kërkesat programore të LDK-së për të bashkëqeverisur me Vetëvendosjen. Abdixhiku kësisoj është në mesin e dy zjarreve, të “besnikëve” të tij për pushtet e karrige dhe të kundërshtarëve të shumtë brenda radhëve të partisë.