None
IT
“I bëri pritë Albinit, por ra në kurthin e vet” – Profesori ‘shpërthen’ ndaj Baton Haxhiut
[]
Aktuale - Bota Sot
Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj shkrimit të fundit të Baton Haxhiut me titull “Më vjen turp për ty, Albin”, duke vënë në pikëpyetje pritjen që ka marrë ky koment nga publiku.
Bytyçi pretendon se shumica dërrmuese e reagimeve të lexuesve kanë qenë kundër qëndrimit të Haxhiut, duke argumentuar se kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë rast janë kthyer në kundërreagim ndaj vetë autorit të shkrimit.
Reagimi i plotëBaton Haxhiu ka publikuar në shumë portale dhe gazeta shkrimin e fundit me titull "Më vjen turp për ty, Albin"!
Ka lexues që reagojnë negativisht dhe me mllef edhe ndaj komenteve të mia në gazetë.
Në këtë rast, në vend që Batoni të "turpërohet për Albinin", lexuesit turpërohen me Batonin!