Para disa vitesh, gjatë leximit të librit të Robert Elsie-t, “Një fund dhe një fillim”, hasa në një mendim të fuqishëm të poetit Xhevahir Spahiu: “Tehut të shpatës kemi ecur rrufe, pastaj shpata ka ecur mbi ne.” Kështu, shpata që dikur mbahej kundër pushtuesit, e them në kuptimin metaforik, ka filluar të rëndojë mbi ndërgjegjen, unitetin dhe të ardhmen tonë. Ai kërkon institucione të qëndrueshme, drejtësi të paanshme, përgjegjësi politike dhe një vetëdije të lartë qytetare. Në vend që institucionet të jenë shtyllat e një shtëpie të përbashkët, ato shpesh po shndërrohen në fusha përplasjesh partiake të llojit të rrugaçëve. Ata që duhej të ishin mendja, energjia dhe e ardhmja e vendit, po largohen në kërkim të një jete më të sigurt, të një pune më dinjitoze dhe të një shoqërie ku dija dhe puna vlerësohen.