None
IT
Pse Kosova duhet ta ketë një gjyqtar/e i/ President/e?
[]
Opinione - Bota Sot
Këtu aludimi im ka të bëjë me ndonjë gjyqtar apo gjyqtare që në jetën e tij/saj ka një kapital të duhur moralo-politik.
Së dyti, kriteri apo parametri që mendoj se është shumë i rëndësishëm për postin e Presidentit/es është ai i legjitimitetit profesional.
Pra, do të mund të numëronim edhe kritere, parime e “nënkritere” të tjera shtesë lidhur me përzgjedhjen e një Presidenti/eje konsensual/e, që, në një mënyrë, do ta ashpërsonin diskursin e përzgjedhjes në këtë post, ende, në gjykimin tim, formal.
Por shpresoj që, në një të ardhme jo fort të largët, me një reformë të zgjeruar zgjedhore, roli i Presidentit/es do të fuqizohet me kompetenca shtesë, në mënyrë që i njëjti të zgjidhet drejtpërdrejt përmes votës qytetare, e jo kompromiseve (lexo: “pazareve”) partiake.
Sepse pikërisht kjo mënyrë do ta bënte figurën e këtij posti edhe më të pranueshme, por edhe faktor unifikues në periudhën në të cilën duhet të përfundojë tranzicioni i stërzgjatur.