Shtetet që sot investojnë në dije do të jenë eksportues të teknologjisë; të tjerët do të mbeten importues të saj. Në ekonominë e inteligjencës artificiale nuk fitojnë domosdoshmërisht shtetet më të mëdha, por ato që investojnë më shumë në kapitalin njerëzor. Flasim për të kaluarën, ndërsa bota po ndërton të ardhmen. Informatika nuk duhet të jetë më një degë periferike, por një prioritet kombëtar. Prandaj, fotografia e një të riu shqiptar në Ai4 2026 nuk duhet parë vetëm si një kujtim nga Las Vegasi.