None
SQ
A e dini çfarë mund të nënkuptojë ky sinjal komunikacioni?
['Driton Gajraku', 'Elfije Boletini', 'Agnesa Saraçi', 'Eliza Hajzeri', 'Vipa Chips', 'Meka Halal Food', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Ky është një nga sinjalet rrugore që rrallë haset në rrugët tona, por kuptimi i tij duhet të njihet nga drejtuesit e automjeteve.Në Gjermani mund të haset një sinjal me një rreth të zi të trashur dhe një pikë të zezë në qendër. Edhe shumë shoferë gjermanë nuk e njohin domethënien e tij. Në fakt, kuptimi i tij është i thjeshtë: ky sinjal tregon qendrën e qytetit. Ai përdoret si orientim për të treguar zonën qendrore të një qyteti dhe është futur në përdorim në Gjermani në vitin 2007. Për shkak se është një sinjal relativisht i ri dhe nuk përdoret gjerësisht, shumë drejtues mjetesh nuk janë të familjarizuar me të. /Telegrafi/