None
SQ
Sa blihen online biletat për evente në Shqipëri dhe Kosovë?
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Jehona Hulaj', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Vetëm 8.6% e individëve në Shqipëri kishin blerë në internet bileta për koncerte, festivale apo evente të tjera gjatë tre muajve përpara vrojtimit të vitit 2025, sipas të dhënave të Eurostat-it.
Në BE më shumë se një në katër persona përdor internetin për të siguruar bileta për evente, ndërsa në Shqipëri këtë e bën më pak se një në 11 persona.
Shqipëria pas Serbisë dhe Maqedonisë së VeriutPërdorimi i internetit për blerjen e biletave mbetet i kufizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Irlanda dhe Norvegjia në kryeNdër vendet europiane për të cilat ka të dhëna, Irlanda kishte përqindjen më të lartë, me 51.5% të individëve që kishin blerë bileta online.
Në këto vende, blerja online është kthyer në mënyrën kryesore për të siguruar bileta për koncerte, festivale, shfaqje dhe aktivitete të tjera.