None
SQ
Modrić bën shaka me Calhanoglun për transplantin e flokëve, momenti bëhet viral pas derbit
['Eliza Hajzeri', 'Agnesa Saraçi', 'Elfije Boletini', 'Driton Gajraku', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Shkumbin Pireva', 'Nol Elshani']
Telegrafi
Luka Modrić tërhoqi vëmendjen jo vetëm me rikthimin e tij në fushë, por edhe me një moment argëtues pas ndeshjes miqësore mes Milanit dhe Interit, e zhvilluar në Perth të Australisë.Mesfushori kroat luajti minutat e tij të para në sezonin e ri, duke u aktivizuar në minutën e 62-të në barazimin 1-1 ndaj rivalëve të qytetit. Edhe pse ishte vetëm një miqësore, 40-vjeçari tregoi se vazhdon të ruajë cilësinë dhe qetësinë që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës.
Pas përfundimit të takimit, Modrić përshëndeti futbollistët e Interit dhe pati një moment interesant me kapitenin turk, Hakan Calhanoglun.Ky i fundit së fundmi i është nënshtruar një transplanti flokësh dhe Modrić nuk e humbi rastin për të bërë një shaka miqësore. Kroati iu afrua me buzëqeshje, ia preku lehtë kokën duke aluduar për ndërhyrjen, ndërsa Calhanoglu reagoi me të qeshur. Momenti u kap nga kamerat dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.Luka Modric guyon dengan nyentuh kepala Hakan yang ternyata abis melakukan transplantasi rambut karena botak 😭 pic.twitter.com/g1qDcQotD8— Tribun Milano (@TribunMilano) August 5, 2026 Modrić e ka vazhduar bashkëpunimin me Milanin edhe për një sezon tjetër, duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa synon të vazhdojë karrierën edhe pas Kupës së Botës. /Telegrafi/