None
SQ
Një veturë shpërthen në Gjilan, të paktën një i lënduar
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Elfije Boletini', 'Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Një veturë ka shpërthyer sonte në qytetin e Gjilanit, ndërsa dyshohet se nga ky incident ka persona të lënduar.Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët po merren me situatën dhe po kryejnë veprimet e nevojshme.Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te shpërthimi i veturës, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje për numrin apo gjendjen e personave të prekur.KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, por deri në publikimin e këtij lajmi rasti nuk është konfirmuar zyrtarisht.Pritet që autoritetet të japin më shumë informacione lidhur me shkaqet e incidentit dhe zhvillimet e mëtejshme të hetimeve.