None
SQ
Zhvillime të reja rreth Vinicius: Braziliani fshin të gjitha postimet në Instagram mes negociatave me Real Madridin
['Kemajl Berisha', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri']
Telegrafi
Situata rreth së ardhmes së Vinicius Junior ka marrë një kthesë të re, pasi sulmuesi brazilian ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram, vetëm pak orë pasi zhvilloi një takim me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës.Sipas raportimeve, Real Madridi i ka paraqitur 25-vjeçarit një ofertë të përmirësuar, ndërsa negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit kanë hyrë në një fazë vendimtare. Megjithatë, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, pasi dallimet mbeten kryesisht te paga dhe të drejtat e imazhit.Pas takimit me përfaqësuesit e lojtarit, Vinicius bëri një veprim që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. Ai hoqi foton e profilit dhe fshiu të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram, e cila ndiqet nga rreth 64 milionë persona.🚨 BREAKING: Vinicius Jr REMOVED ALL posts and his profile picture from IG. pic.twitter.com/5A7iCz6XZ2— Madrid Zone (@theMadridZone) August 5, 2026 Braziliani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Disa tifozë të Real Madridit e shohin këtë si një sinjal të mundshëm të largimit, ndërsa të tjerë besojnë se mund të jetë pjesë e një fushate marketingu para njoftimit të kontratës së re.
Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, Perez i bindur që Vinicius do ta nënshkruajë kontratën e re
Interesi i Arsenalit për Viniciusin mbetet i fortë dhe mediat angleze raportojnë se klubi londinez po e ndjek nga afër situatën, me shpresën se mund të përfitojë nëse bisedimet me Real Madridin dështojnë.
Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, Perez i bindur që Vinicius do ta nënshkruajë kontratën e re
telegrafi.com
Megjithatë, raportimet e fundit nga Spanja vazhdojnë të sugjerojnë se klubi madrilen mbetet optimist për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa negociatat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/