Rrotullohej herë në një anë e herë në një tjetër. Po, po, një gjë e zezë ndër lisa lëvizte në një mënyrë të çrregullt e sikur hungërinte. Morën udhën për t'u kthyer nëpër terr, tashmë të katër bashkë: Aroni dhe e motra, Lazri dhe kedhi i kulakut. Kulaku nuk kishte të drejtë të vinte në dasma e në morte me të tjerët, që nuk ishin kulakë. Po kedhi i kulakut nuk ndryshonte prej kedhave të tjerë, kështu që u përzie me tufën e të gjithëve.