None
SV
Futbolli shqiptar në zi, shuhet në moshën 56-vjeçare ish-kapiteni
[]
Futboll - Bota Sot
Ndahet nga jeta e Besnik Çota, ish-kapitenin dhe ish-trajnerin e Sopotit të Librazhdit.
Ai u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të mërkure në një spital në Tiranë, pas një lufte të gjatë dhe me dinjitet me një sëmundje të rëndë dhe trajtimit me dializë.
Ikja e tij lë një boshllëk të madh në sportin e Librazhdit dhe atë shqiptar, ku ai gëzonte respekt të jashtëzakonshëm si sportist dhe si njeri.
Familjes Çota, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv të Librazhdit u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së Sopotit dhe futbollit librazhdas.