I kujtojmë se ajo që ka bërë nuk është e mjaftueshme dhe i kujtojmë SPAK-ut se, nëse nuk arreston Belinën dhe Ramën, për ne nuk ka bërë asgjë, sepse ata janë koka e krimit. Ka shumë arsye për të cilat është thënë çdo ditë që Rama nuk është më kryeministri ynë. Edi Rama, jo njëherë, por disa herë, ka thënë se nuk largohet nga posti i kryeministrit sepse ka marrëveshje me 800 mijë qytetarë. Ai, pa dashje, ka thënë një të vërtetë të madhe që nuk duhej ta thoshte me gojën e tij. Ai na ka thënë se është kryeministër për t’u shërbyer oligarkëve, patronazhistëve, është kryeministër i bandave të Durrësit, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës, të cilat kanë mbledhur me mijëra vota për të.