Në protestën e 67-të kundër qeverisë, Krenar Ahmeti kritikoi ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit, duke deklaruar se ato dëmtojnë meritokracinë dhe ndikojnë në funksionimin e institucionit. Sipas tij, zgjerimi i kompetencave të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit sjell demotivim te punonjësit dhe pasoja në sigurinë publike. Do të thotë të shkatërrosh policinë duke i dhënë një goditje këtij institucioni. Ju po e shihni çfarë çarje ka mes SPAK, BKH e Policisë së Shtetit. Por çdo regjim mundohet të katapultojë persona që do zbatojë urdhra politikë dhe jo persona që do zbatojë ligjin.