None
SO
“Rama kapërdiset me gomone, njësoj si Meta që hipte në beton e dilte në male”/ Protestuesi: Shëtitjet e fundit të lirisë së tij! Shqiptarët reagojnë kundër padrejtësive
[]
Balkanweb.com – News24
Një ish-luftëtar i UÇK-së, gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama, akuzoi qeverinë për politikat e ndjekura ndaj vendit dhe për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.
Ish-luftëtari deklaroi se, sipas tij, përpjekjet për të dobësuar shoqërinë shqiptare nuk do të kenë sukses dhe se do të ketë gjithmonë qytetarë që do të reagojnë.
“Presin venitjen e këtij populli të mrekullueshëm e të dashur, por nuk do të venitet.
Do të ketë shqiptarë me zemër të madhe dhe me guxim që do të dalin dhe t’ua thonë të gjitha në sy,” tha ai.
Në fund, ai theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e protestave pavarësisht numrit të pjesëmarrësve.