None
SQ
Ndalohet një 22-vjeçar nga Sllovakia në Aeroportin e Shkupit, kërkohej nga Interpoli
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Amir Jakupi', 'Bashkim Iljazi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
MPB njofton se policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndaluar një 22-vjeçar nga Sllovakia, për shkak se ai kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë."Më 04.08.2026, në orën 21:00, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.F. (22) nga Sllovakia, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol - Gjermani. Ai është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm", thonë nga MPB./Telegrafi/