None
SQ
MF-Maqedoni: Emetimi i letrave me vlerë është në përputhje me planin e Buxhetit dhe kalendarin e publikuar për emetimin e LSHV-e
['Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Amir Jakupi', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Po ashtu, emetimi i këtyre letrave shtetërore me vlerë publikohen në mënyrë transparente në faqen e internetit të Ministrisë së Financave në kalendarin e ankandeve të letrave shtetërore me vlerë për tremujorin e tretë dhe të katërt, i cili është publikuar në muajin qershor të këtij viti.
Të ardhurat nga detyrimet e importit janë realizuar në vlerë prej 9.361 miliardë denarësh, që paraqet 56.4% të planit dhe shënojnë rritje prej 10.3%.
Njëkohësisht, është kryer edhe kthimi i TVSH-së për kompanitë në vlerë prej 23.333 miliardë denarësh, që është 3.5% më i lartë se kthimi i realizuar në periudhën janar-korrik të vitit 2025.
Në anën e shpenzimeve, realizim të lartë shënojnë shpenzimet kapitale në vlerë prej 21.288 miliardë denarë që është rritje prej 39.6% krahasuar me realizimin e shpenzimeve kapitale në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Gjatë kësaj periudhe janë paguar edhe obligacione për denacionalizimin në vlerë prej 308 milionë denarësh", thuhet në njfotimin e MF-së.