None
SQ
Vendimi i Mourinhos shkakton krizë te Real Madridi – ylli i skuadrës kërkon largimin
['Agnesa Saraçi', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Vipa Chips', 'Meka Halal Food', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini']
Telegrafi
Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, Endrick i ka bërë të ditur Real Madridit se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.Pas rikthimit nga një periudhë e suksesshme huazimi te Lyoni, 20-vjeçari pritej të kishte një rol të rëndësishëm në projektin e ri të José Mourinhos.Megjithatë, vendimi i Mourinhos për të transferuar Carlos Espin nga Levante si zëvendësues të Gonzalo Garcias ka krijuar dyshime të mëdha për të ardhmen e Endrickut.Gjithçka tregon se trajneri portugez dëshiron të mbështetet te Espi si alternativa kryesore e Kylian Mbappés, duke e lënë Endrickun në një situatë të vështirë.
Një largim gjatë verës duket gjithnjë e më i mundshëm për sulmuesin brazilian, i cili nuk dëshiron që karriera e tij të ngecë edhe për një sezon tjetër në Madrid.Roma është ndër klubet që kanë shfaqur interes për ta transferuar atë në formë huazimi./Telegrafi/